Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë për Kosovën, Marko Gjuriq, tha sot pas bisedimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë, se serbët nuk do të marrin pjesë në asnjë koalicion nëse dikush i trajton si qytetarë të rendit të dytë.
Gjuriq tha gjithashtu se nëse ‘presioni mbi ta intensifikohet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, ata do të përgjigjen me rezistencë paqësore dhe jo të dhunshme duke lënë të gjitha institucionet e përkohshme të Kosovës në të cilat aktualisht punojnë’.
Ai tha në një konferencë për shtyp se drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare, ishte një “ujk me lëkurë qengji” dhe se agjenda e tij politike mund të rezultojë më shkatërruese për popullin serb në Kosovë, nga programi i paraardhësve të tij.
Gjuriq tha se në një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe, u arritën pesë përfundime mbi veprimet nëse përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë ‘nuk marrin atë që dëshirojnë i përket ligjeve vendore dhe sipas Kushtetutës së Kosovës’.
“Në rastin e presioneve të reja ndaj institucioneve, shkollave, kujdesit shëndetësor, lirisë së lëvizjes, mosnjohjes së dokumenteve, të gjithë serbët në mjediset serbe në Kosovë do t’i lëshojnë institucionet e Prishtinës në formë solidariteti. Përfundimi tjetër është se presioni ndaj serbëve është intensifikuar, përmes shpalljes së ndalimit të automjeteve serbe, mosnjohjes së dokumenteve, për të bërë presion mbi Serbinë për të njohur (pavarësinë) e Kosovës “, tha Gjuriq.
Gjuriq tha gjithashtu se një nga konkluzionet është se si kusht për pjesëmarrje në punën e institucioneve të Prishtinës, mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Duhet të hapin qindra vende të punës në institucionet e Kosovës, termocentralet Kosova A, Kosova B, në sisteme të tjera të tjera ku serbët nuk janë përfaqësuar deri më tani”, tha Gjuriq, duke shtuar se ka garanci ligjore që serbët duhet të përbëjnë shtatë për qind të punonjësve në të gjitha institucionet e Kosovës si dhe në sektorin publik, gjë që sipas tij, nuk është për momentin.
“Lista Serbe nuk do të hyjë në një qeveri që nuk i trajton ata si qytetarë të barabartë dhe nuk do të bëjë asnjë marrëveshje koalicioni nëse nuk arrihet një kthesë prej 180 shkallësh,” porositi Gjuriq.
Top Channel