Sot në Britaninë e Madhe fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, pasi parlamenti u shkri në orët e para të mëngjesit.
Boris Johnson ka arritur në Buckingham Palace për të takuar Mbretëreshën, çka edhe shënon fillimin e periudhës zgjedhore para votimit të 12 dhjetorit. Ai, në qendër të fushatës do të ketë premtimin se do t’ia dalë mbanë me Brexitin.
Në anën tjetër, Jeremy Corbin premton ndryshim të vërtetë me laburistët. Por ndërkaq, në vend është ndezur një debat i ri. Rusia, me gjasa ka ndërhyrë në referendumin për Brexitin në 2016. Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport.
Por kryeministri, Boris Johnson nuk e bёn atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinё Johnson, se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit. Sipas laburistëve, raporti mund të ngrejë edhe çështje të vtjera si psh raportet mes Johnsonit dhe një të dyshuari si spiun rus. Sidoqoftë, vetë konserbatorët thonë se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ka patur ndërhyrje të suksesshme ruse në procesin elektoral britanik. Edhe vetë moska i hedh poshtë akuzat. Por, pavarësisht kësaj, disa anëtarë të partisë konservatore, kërkojnë publikimin e raportit që i është dërguar Johnson më 17 tetor.
Top Channel