Franca do të vendosë kuota mbi numrin e punëtorëve të huaj nga jashtë BE-së, si pjesë e masave që synojnë zgjidhjen e shqetësimeve për emigracionin, azilin dhe integrimin.
“Ne duam të marrim përsëri nё dorё kontrollin e politikës sonë të emigracionit,” tha kryeministri Edouard Philippe.
Qasja tek kujdesi shёndetёsor do të reduktohet për personat te cilët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Kampet me tenda tё emigrantёve qё janё ngritur nё veri-lindje të Parisit do të pastrohen dhe ato deri në fund të vitit. Franca është një prej shumё vendeve europiane qё janё pёrpjekur t`i bёjnё ballё fluksit tё emigrantёve jot ё rregullt dhe qeveria e saj, ёshtё nёn presionin tё reagojё ndaj sfidёs sё fortё politike qё paraqet partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Penit, Fronti Nacional.
Vitin e kaluar, numri I kërkesave për azil u rrit me 22% , duke mbёrritr ne mbi 122 mijё. sipas të dhënave të Eurostat, gjatë 2018 numëroheshin 9,655 azilkërkues nga Shqipëria në Francë, duke u renditur kështu si nacionaliteti i dytë më i madh, pas afganëve. Edhe ne rastin e refuzimit, shqiptarёt nuk dorёzohen lehtё, e kёtё e dёshmon niveli I lartё I kёrkesave tё tyre pёr rishikim.
Top Channel