Basha: Plaga më e madhe, emigracioni i rinisë. Shqipëria i ka mundësitë t’i japë fund krizës

06/11/2019 17:24

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nga një takim në Shkodër me qytetarët tha se “plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat”.

“Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanjacionit. Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005. Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj.

Koha të bëhemi bashkë për t’i dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëria i ka mundësitë t’i japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund. Me bashkëbisedim të nxjerrim sëbashku zgjidhjet që kërkon vendi. Modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian”, tha Basha më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA