Vaji i kanabisit, sot në “Top Story”/ Industria qindra milionë euro nga kanabisi industrial

05/11/2019 19:37

“Top Story” do të shfaq sot një dokumentar për prodhimin e vajit të kanabisit në shtetin fqinj të Maqedonisë, duke i siguruar mbi 100 milionë euro të ardhura çdo vit.

Nëpërmjet dokumentave, intervistave dhe pamjeve ekskluzive, do të jepen detaje për produktet mjekësore që prodhohen nga kanabisi, efektet tek pacientët dhe benefitet financiare nga ky biznes.

Ndërkohë Shqipëria është kundër kanabisit, pasi ligji nuk lejon prodhimin, tregtimin apo përdorimin për qëllime mjekësore. Në këtë mënyrë shumë pacientëve ju mohohet e drejta e trajtimit me vaj kanabisi.

Por pavarësisht “luftës” që i ka shpallur shteti kësaj bime dhe përdorimeve të saj, ajo vijon të prodhohet dhe tregtohet në Shqipëri. “Top Story” sjell një rrëfim ekskluziv të një të riu që merret me prodhimin e vajit të kanabisit në kushte shtëpie në mënyrë të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA