
21/02 23:00
Tre nëna dhe gjashtë fëmijët e tyre, përfshi dy foshnja binjake, janë ekzekutuar nga një sulm prej karteleve në Meksikë.
Ronita Maria LeBaron u gjet e vrarë në makinën e saj, të bërë shoshë nga plumbat e të djegur nga flakët. Bashkë me të ishin dy binjakët e porsalindur dhe dy fëmijë të tjerë, 8 dhe 10 vjeç.
Më pas autoritetet gjetën edhe trupat e Dona Rej Langford dhe Kristina Maria Langford, 43 dhe 31 vjeçe, bashkë me dy fëmijët e Donas, 11 dhe 3 vjeç.
Familjes i ishte zënë pritë teksa po shkonin te një dasmë mormone. Gratë kishin dy nënshtetësi, meksikane dhe amerikane, dhe dasma për ku ishin nisur do të bëhej në Arizona të SHBA-ve.
Aj.P
Top Channel