26/11 22:47
Prindërit të cilët i çonin fëmijët te një çerdhe në Britani, dëgjuan se një nga punonjësit ishte arrestuar për abuzim seksual ndaj një fëmije. Por ata u siguruan se kishte qenë rast i izoluar.
Kopshti është mbyllur dy muaj pasi një prej fëmijëve u ankua te një i afërm dhe i tha se e kishin prekur në mënyrë abuzive.
Hetimet vazhduan, por tani policia ka njoftuar 100 familje që fëmijët e tyre mund të kenë qenë pre e abuzimit, ndaj duhet të merren në pyetje, pasi deri tani janë verifikuar 12 raste, deri me fëmijë 2 vjeç.
Prindërit janë zemëruar, pasi u ishte dhënë granci e plotë se kishte qenë një rast i izoluar.
Aj.P
Top Channel