Autori i dyshuar për të shtënat ndaj Gardës Kombëtare probleme me shëndetin mendor? E-mailet e nxjerrin “zbuluar”, qëndroi i izoluar… 01/12 22:50
Një fëmijë 4-muajsh u vra në Indi nga një majmun! Ky i fundit e sulmoi foshnjen me një gur.
Fëmija ishte me prindërit në shtëpinë e tyre në veri të Indisë, kur krejt papritur një majmun kapi një gur në tarracë dhe e plagosi rëndë.
Foshnja u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen. Aksidenti ndodhi në Muzafarnagar, në Uttar Pradesh.
Në maj të këtij viti, një tjetër majmun vrau një burrë 60-vjeçar dhe plagosi nëntë të tjerë.
Ndërkohë tetorin e shkuar, një majmun vrau një djalë 12-vjeçar, në një periferi të Agra-s. Disa muaj më vonë, një grup majmunësh sulmuan dy turistë në Taj Mahal.
Top Channel