Lidhja fisnore me deputetin socialist, Basha për arrestimin e Rrajës: Poshtërim i Partisë Socialiste

05/11/2019 13:08

Arrestimin e Redjan Rrajës për atentatin e Shkozetit, kryeopozitari Lulzim Basha e konsideroi vazhdim të poshtërimit të Partisë Socialiste dhe qytetarëve shqiptarë. Redjan Rraja ka lidhje fisnore me deputetin socialist, Rrahman Rraja, dhe ka qenë i përfshirë së bashku me djalin e deputetit në skandalin e Xhisiela Malokut.

  Nga vrasja e Elton Çiços te “Xhisiela”, ngjarjet e bujshme ku është përfshirë Redjan Rraja

Sipas Bashës, atentati i fundit është përplasje midis bandave në pushtet dhe kjo tregon se duhet një ndryshim i menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme që do i kthejnë dinjitetin qytetarëve.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon që është një përplasje midis bandave në pushtet. Është tregues i qartë për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme që do t’i kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës, do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në Qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim. Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur, është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe të vërtetave të hidhura si kjo që është shpalosur sot, por edhe e zgjidhjeve që duhet të prodhojnë një Qeveri dhe një Parlament që të përfaqësojë interest e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm”, deklaroi Basha nga selia blu.

  Reagimi i Policisë për arrestimin e Redjan Rrajës: Kontroll në 15 banesa në Krujë, Tiranë dhe Lushnje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA