Investimet ulen me 40 milionë euro/ Më pak para për ushtrinë, arsimin dhe shëndetësinë

05/11/2019 15:11

Gjendja e vështirë e financave të shtetit do të tkurr shpenzimet që qeveria bën për projektet publike, si rrugë, shkolla apo spitale. Sipas projektbuxhetit 2020, për vitin e ardhshëm investimet publike do të ulen në 83.7 miliardë lekë nga 88.8 miliardë që është shifra e programuar për këtë vit.

Tabelat e projektbuxhetit tregojnë se ulja me 5 miliardë lekë ose mbi 40 milionë euro e investimeve publike do të prekë thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Por në raport me buxhetin e këtij viti, shkurtimin më të madh të shpenzimeve kapitale e pëson sektori i mbrojtjes, ku qeveria vitin e ardhshëm do të investojë 6 milionë euro më pak.

Investimet e qeverisë në arsim janë shkurtuar me 2 milionë euro, ndërsa ato në shëndetësi do të jenë vitin e ardhshëm 1 milionë euro më pak nga niveli I programuar I këtij viti.

Investimet janë zëri më produktiv i shpenzimeve të buxhetit pasi krijojnë punësim dhe ushqejnë rritjen ekonomike. Për këtë arsye, ekspertët por edhe vetë qeveria pranojnë se niveli optimal i shpenzimeve kapitale duhet mbajtur të paktën sa 5 për qind e prodhimit kombëtar, për të mbështetur ekonominë dhe vendet e reja të punës.

Por vitin e ardhshëm shifra e investimeve publike do të ulet në 4.7 për qind nga 5.2 për qind që është programuar për këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA