Italia po vuan nga shpopullimi dhe prej kohësh ka ndërmarrë nisma të ndryshme që qytetet e saj mos të ngelin bosh.

Zungoli afër Napolit dhe Sambuca e Siçilisë ishin destinacionet më të fundit italiane të cilat hynë në veprim duke dhënë shtëpitë me çmime shumë të ulëta me shpresën për të tërhequr banorë të rinj.

Tani, qyteti Sicilian i Cammarata ka shkuar një hap më tej, duke ofruar shtëpi për absolutisht falas.

I dëshpëruar për të shpëtuar vendlindjen e tij nga shuarja, kryebashkiaku Vincenzo Giambrone ka shpenzuar tre vitet e fundit duke bindur pronarët që kanë braktisur prej kohësh shtëpitë e tyre familjare për t’ua dorëzuar bashkisë ndërtesat boshe, në mënyrë që t’i jepen falas të ardhurve.

“Nuk mund të qëndroj ta shikoj këtë qendër të mrekullueshme historike të zbrazët dhe të shndërrohet në një shkatërrim. Më lëndon”, tha Giambrone për CNN Travel.

“Pronarët janë të pavëmendshëm ndaj dëmtimit që ata shkaktojnë kur shkatërrojnë shtëpitë e tyre dhe nuk pranojnë të rindërtojnë banesat e tyre të lashta”- vijoi Giambone.

Sipas Giambrone, ka afërsisht një qindra ndërtesa guri boshe të disponueshme aktualisht dhe me të paktën 100 shtëpi të braktisura, të gjitha të vendosura në pjesën më të lashtë të Cammarata.

“Tani blerësit e rinj më në fund mund të hyjnë në sigurimin e këtyre mureve të thërrmueshme dhe ringjalljen e zonës historike,” shton ai, duke shpresuar se kjo skemë do të sjellë banorë të rinj në qytet.

Kuptohet, ka disa kushte për skemën e shtëpive “falas” të Cammarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA