Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara 25/01 23:00
Piratët sulmuan një cisternë greke të naftës në brigjet e Togos dhe rrëmbyen katër anëtarë të ekuipazhit, tha Marina e Afrikës Perëndimore.
Siç thuhet, piratët sulmuan cisternën në orët e para të mëngjesit dhe morën peng katër detarë.
Rrëmbimi ndodhi vetëm dy ditë pas një sulmi të ngjashëm në ujërat e Beninit fqinj, transmeton KosovaPress.
Përveç dy filipinasve, janë rrëmbyer edhe një grek dhe gjeorgjian, konfirmoi Marina.
Një roje sigurie raportohet se ishte plagosur në sulmin nga piratët.
Top Channel