Mbreti i Malajzisë iu përgjigj ish bashkëshortes, të cilën e ndau kur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë duke ngritur dyshime për atësinë e fëmijës.
Ish Miss Moska u shfaq pak ditë më parë në internet duke postuar foto të djalit e duke këmbëngulur që është i mbretit. “Shikoni sa i ngjan”, tha ajo teksa jepte një intervistë për mediat britanike.
Mbreti u përgjigj sot duke thënë se ajo kreu një veprim shumë të ulët, mizor dhe hakmarrës, duke nxjerrë fëmijën e duke thënë që është i tij. Më pas, sulltani i cili hoqi dorë nga froni para një viti, këmbënguli që foshnja nuk i ngjan fare.
Oksana, e cila tha se u detyrua të shesë unazën 200 mijë dollarëshe të martesës kur ai e ndau dhe pse ishte shtatzënë, thotë se është e gashme të bëjë testin e ADN-së.
Top Channel