Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, përballen me rrezikun e një nacionalizmi në rritje dhe cenim të reformave ekonomike pasi BE mbylli dyert për vite, për shpresat e tyre në anëtarësimin e bllokut. Ky është një paralajmërim, që kryeministrat e të dyja vendeve, Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë bërë, të intervistuar nga “Finantial Times”.

Sipas kryeministrit shqiptar, vendi tani rrezikon dëme anësore nga ndasitë e BE për zgjerimin.

Sipas tij, vendimi për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit shkaktoi një shok të rëndë psikologjik në vend dhe dëmtoi besueshmërinë e bllokut në rajon.

“Ne u lamë jashtë Evropës, për dy herë radhazi, brutalisht. Një herë për pesë shekuj nën perandorinë otomane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë radhë mund të jetë Evropa që na largon brutalisht nga vetja e saj”, thotë Rama.

Ai bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, thonë se i kuptojnë shqetësimet e vendeve anëtare të BE që bllokuan negociatat sepse duan të shohin reforma në bllok dhe reforma të politikave të zgjerimit. Por të dy ata mendojnë se çdo anëtarësim i mundshëm mund të ndodhë të paktën një dekadë më vonë dhe se vendet e tyre dhe vetë BE mund të vazhdonte ndërkohë me reformat e saj. Për Ramën madje, nevoja për reforma të brendshme në BE nuk është një alibi e qëndrueshme.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, efektivisht, bllokoi hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke bërë që të mos jetësohej një premtim që u ishte dhënë atyre – nënvizon FT, pasi si Tirana ashtu edhe Shkupi, plotësuan kërkesat e Brukselit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA