24/11 16:33
Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë 83 anëtarë të dyshuar të grupeve islamike në operacionet në Sinain qendror dhe verior muajin e kaluar, tha ushtria.
Identiteti i të vrarëve dhe kombësia e tyre nuk janë njoftuar, raporton Reuters.
Ushtria tha se 61 persona ishin të dyshuar për të njëjtin krim dhe se 376 pajisje eksplozive ishin shpërthyer.
Sipas forcave të armatosura, disa qindra militantë janë vrarë që nga viti 2018 në një aksion të madh kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të ngjashme ekstremiste në Gadishullin Sinai.
Një degë e Shtetit Islamik në Egjipt, u zotua për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri të caktuar nga grupi pas vdekjes së Abu Bakr Al-Baghdadi.
Top Channel