Presidenti rus Vladimir Putin ka dekoruar me Urdhrin e Miqësisë, Nikolai Malinov, i cili është akuzuar për spiunazh nga autoritetet bullgare.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u nda më 4 nëntor në Moskë, disa ditë pasi një gjykatë bullgare i lejoi Nikolai Malinovit të dilte nga vendi për një periudhë pesë ditore.

Milanov është një ish-anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare, që drejton një organizatë jo-qeveritare pro ruse, u akuzua në shtator për spiunimin dhe pastrim parash për dy organizata ruse.

Sipas prokurorëve bullgarë Milanov po punonte me ato organizata në një përpjekje për të ndikuar në politikat e jashtme të Sofjes.

Prokurorët shprehen se kanë gjetur një dokument, në gjuhën ruse, të përgatitur nga Milanov që fliste për “riorientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.

“Dokumenti përshkruan hapat që duhen ndërmarrë për të rregulluar plotësisht orientimin gjeopolitik të Bullgarisë larg Perëndimit, drejt Rusisë”, tha Geshev.

Gjykata bullgare e liroi me kusht Malinovin në shtator, por atij iu ndalua të linte Bullgarinë.

Bullgaria ka qenë vendi më besnik i Moskës në periudhën sovjetike, ndërsa tani është anëtarë i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por ka akoma lidhje të ngushta kulturore historike me Rusinë, e cila mbetet furnizuesi më i madh i energjisë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA