Kuvendi po zhvillon sot në seancën plenare, interpelancë për çështjen e Alvin Berishës.
Alvin Berisha, është 11-vjeçari i mbetur në kampet e Sirisë.
Në lidhje me këtë çështje, ministrja e për marrëdhëniet me Parlamentin tha se: Jemi njoftuar që në shtator. Ka një grup operacional për largimin e shqiptarëve nga kampet e Sirisë. Janë 72 persona nga Shqipëria në kampin Al-Hol në Siri. Po përpiqemi të shpëtojmë gratë dhe fëmijët në kamp. 28 fëmijë shqiptarë janë në kampin sirian. Janë të angazhuar shumë institucione për çështjen e Alvin Berishës.
Nga ana tjetër deputeti Andi Përmeti iu kundërpërgjigj Spiropalit duke thënë se: “Jeta e tij varet nga ju”.
Ndërkohë që shtoi: Kërkova interpelancë me Ministrin e Jashtëm jo me kryeministrin.
Top Channel