Forcat e mbështetura nga turqit që luftojnë ndaj milicive kurde në veri-lindje të Sirisë po akuzohen për krime lufte, me aktet e tyre te brutalitetit të regjistruara në telefonë celularë.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Turqia mund të konsiderohet përgjegjëse për veprimet e aleatëve të saj, ndërsa Ankaraja ka premtuar të hetojë. Burra me mjeker thërrasin “Allahu Akbar “, e identifikohen si muxhahedinë të bataljonit Faylaq Al-Majd (Trupat e Lavdisë)”.
Në sfond shihen kufoma luftëtarësh kurdë, e një grup burrash godasin me këmbë trupin e përgjakur të një gruaje. Pamjet e tmerrshme janë pak a shumë si ato që shpërndante grupi ultra i dhunshëm i Shtetit Islamik, por personat në videot ku shihen dhe ekzekutime nuk janë militantë të ISIS-it.
Ata janë luftëtarë të një aleancë rebele të njohur si Ushtria Kombëtare Siriane, të trajnuar, pajisur dhe paguar nga një anëtar i Nato-s Turqia, thotë BBC. Këta njerëz vazhdon gjigandi mediatik, janë nën komandën e ushtrisë turke.
Gruaja nën këmbët e luftëtarëve pro turq është Amara Renas, anëtare e YPJ, një njësi femrash brenda forcave kurde që luajtën rol kyç në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri. Amara ishte vrarë në një sulm të fundit turk në Sirinë veriore.
BBC përmend dhe një video tjeter në të cilën degjohet një rebel pro turk të thërrasë: kemi ardhur t’ju presim kokat, o jobesimtarë. Një nga video tregon një luftëtare kurde, Cicek Kobane, e cila sheh e tmerruar trupat që e kanë rrethuar, ndërsa degjohet një zë që thotë: çojeni ti presin kokën!
Ankaraja, vazhdon shkrimi, ka zgjedhur ta bëjë njërin sy qorr, edhe pse gjatë dekadës së fundit kanë dalë në dritë ne disa raste foto dhe pamje filmike të regjistruara nga vete ushtria turke dhe forcat e sigurisë ku dokumentohet vrasja e disidentevë kurdë në Turqi.
Top Channel