Forcat e mbështetura nga turqit që luftojnë ndaj milicive Kurde në veri-lindje të Sirisë po akuzohen për krime lufte, me aktet e tyre te brutalitetit të regjistruara në telefon celularë.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Turqia mund të konsiderohet përgjegjëse për veprimet e aleatëve të saj, ndërsa Ankaraja ka premtuar të hetojë. Burra me mjekër thërrasin “Allahu Akbar “, e identifikohen si muxhahedinë të bataljonit Faylaq Al-Majd (Trupat e Lavdisë)”.
Në sfond shihen kufoma luftëtarësh kurdë, e një grup burrash godasin me këmbë trupin e përgjakur të një gruaje. Pamjet e tmerrshme janë pak a shumë si ato që shpërndante grupi ultra i dhunshëm i Shtetit Islamik, por personat në videot ku shihen dhe ekzekutime nuk janë militantë të ISIS-it: ata janë luftëtarë të një aleancë rebele të njohur si Ushtria Kombëtare Siriane, të trajnuar, pajisur dhe paguar nga një anëtar i Nato-s Turqia, thote BBC. Këta njerëz vazhdon gjiganti mediatik, janë nën komandën e ushtrisë turke.
Gruaja nën këmbët e luftëtarëve pro turq është Amara Renas, anëtare e YPJ, një njësi femrash brenda forcave kurde që luajtën rol kyç në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri. Amara ishte vrarë në një sulm të fundit turk në Sirinë veriore. BBC përmend dhe një video tjetër në të cilën dëgjohet një rebel pro turk të thërrasë: kemi ardhur t’ju presim kokat, o jobesimtare. Një nga video tregon një luftëtare kurde, Çiçek Kobane, e cila sheh e tmerruar trupat qe e kane
Top Channel