Çdo të shtunë në ekranin e Top Channel nis transmetimi i “Shiko kush luan”.
Programi argëtues që ka për autore dhe moderatore Luana Vjollcën ka arritur sukses që në premierën e tij por edhe në transmetimet e tjera të përjavshme. Suksesi i këtij transmetimi televiziv ku marrin pjesë me lojëra interesante personazhe të ndryshme nga të gjitha fushat nuk është rastësi.
Edhe në sezonin e kaluar ky projekt televiziv pati shikueshmëri shumë të lartë dhe kjo u duk edhe nga klikimet ne kanalin e youtube në internet. Vetëm në transmetimet e sezonit të ri, shiko kush luan ka arritur të marrë 4.9 milionë klikime duke u bërë pjesë e programeve me shikueshmëri të lartë në playlist-in e Top Channel.
Sonte në mbrëmje programi shiko kush luan rikthehet sërish në transmetim në orën 21, në ekranin e Top Channel.
Top Channel