Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve, presidenti i Republikës, Ilir Meta, thotë se “liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm”.
Meta vënë dukje përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipërisë bazuar në raportet e “Reporterët pa Kufij” dhe “Freedom House”. Ai bën thirrje që të ndalen shantazhet dhe presionet që bëhen ndaj gazetarëve shqiptarë.
Reagimi i plotë
Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar.
Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake Neës” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve.
Një nisëm ligjore “anti-shpifje” e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.
“Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Ëelle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik.
Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpësisht për lirinë e medias.
Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apod rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror.
Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzioneve të organizatës së gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.
“Freedom House” ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë.
Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale dhe raporti i OSBE/ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësuar, të rëndë e tepër shqetësuese në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri.
Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.
Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve.
Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.
Integriteti profesional e njerëzor i tyre të respektohet rigorozisht dhe askush të mos guxojë, për asnjë arsye të intimidojë një gazetar në krye të detyrës.
Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.
Top Channel