Festival kulinarie në Gjirokastër, panairi i prodhimeve bio

02/11/2019 19:12

Gjirokastra dhe gjithë rrethet e qarkut përzgjodhën kulinarinë si pikën më të fortë të ofertës turistike të kësaj vere. Nisma që shkon në mbështetje të turizmit dhe ushqimit të ngadaltë është përqafuar nga shumë restorante, njësi shërbimi turistike, bujtina dhe shtëpi pritjeje.

Produktet e fermave të vogla, gatimet me përbërës organik dhe shumë erëza kanë mundësuar një rikthim tek tradita e vjetër, tek recetat me bazë mishin, bimët, brumin, pijet dhe frutat. Një numër i madh prodhuesish ekspozuan produktet dhe gatimet më të mira të këtij sezoni në oborrin e shtëpisë historike të Zekatëve. Amvisat nga i gjithë qarku sollën shije të rralla që u degustuan nga shumë vizitorë.

Duket se vizitorët kanë shijuar dhe vlerësuar gjatë sezonit koçkullat, trahananë e thartë, salcën në shakull, djathin, glikonë me arra, mjaltin e bedunicës, çajin e malit, fiqtë e thatë,verën, rakinë e manit të zi dhe rakinë e thanës.

Kristina Fidhi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA