Atentati në Shkozet, reagon Salianji: I denoncuam me emra “Rrumin” e 2 të tjerë, që në 2015-n

02/11/2019 13:02

Mbi atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me armë makina me të cilën po udhëtonin prokurori Arjan Ndoja, si dhe Andi Maloku e Aleksandër Laho, i njohur dhe me emrat Pëllumb e Landi Muharremi ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Përmes një statusi në Facebook, Salianji shkruan se Landi Muharremi është denoncuar nga PD që në 2015-n me emër dhe mbiemër duke përmendur dhe nofkën e tij “Rrumi”.

“Autoriteti i shtetit ështē vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar. Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individe me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama. Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administrate publike.Parimi ështē i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër. Sot konflikti ështē mes bandave që mbeshtesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkoje eleminim fizik!” shkruan Salianji.

Më tej shton:

“Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pellumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, te tre ne krye te nje strukture kërcenonin me armë mbeshtetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcenuan me jetē çdo përfaqesues te PD ne komisione duke lene bosh shumicen e komisioneve në ish Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavaresisht urdherit te arrestit te leshuar nga prokuroria ata vazhduan te qete fushaten kercenuese! Pas zgjedhjeve si shperblim Bert Hoxha u emerua administrator i Njesise Sukth si shperblim për vjedhjen e votave! Prandaj ështē imediate ndeshkimi i gangestereve me pushtet, se ska asnje rruge tjeter per te shkeputur lidhjet e politikes me krimin! Prandaj gangesteret marrin guximin të ngrenë doren ndaj punonjësve publikë! Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do ti shtypim bandat dhe mafian që po i pijnë gjakun Shqipërisë dhe po e bejnë të pabanueshme për qytetarët!” përfundon ish-deputetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA