Duke debatuar për cështjen e ndotjes së ajrit kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha dje në Parlament se qeveria do të përfshihet në ndërtimin e tramvajit elektrik në Shkup, kosto e ndërtimit shkon në 100 milionë euro.

. “Qeveria synon që në vitin 2020 të tërheqë vijë kreditore, ndërsa të fillojë procedurën që tani në mënyrë që i gjithë tenderi të mund të përfundojë gjatë periudhës së dimrit”, tha Kryeministri Zoran Zaev.
Kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit tha që shpresonte se gjatë ndërtimit të tramvajit në Shkup të ketë bashkëpunim me kompaninë belge Van Hall, e cila tashmë ka fabrikën e vet në zonën industriale Bunarxhik.
Kryetari i Shkupit Petre Shilegov tashmë ka paralajmëruar se Qyteti i Shkupit është i gatshëm të fillojë procedurën e tenderit për ndërtim të tramvajit, por gjithashtu theksoi se ndërtimi i tij kërkon ndihmë të qeverisë për sigurimin e fondeve.
“Qyteti është i gatshëm edhe në aspektin teknik për ta përgatitur dokumentacionin e tenderit për të filluar atë proces”, tha kryetari Shilegov më 25 shtator sivjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA