Një shtetas ra në pranga dhe një tjetër po procedohet i lirë; e gjitha kjo përmes një telefonate që policia e Durrësit mori ku thuhej se dy shtetas po vidhnin materiale ndërtimi tek një firmë kanalizimesh, falë reagimit në kohë arrestoi në flagrancë shtetasin:

Kështu u arrestua F.A., 53 vjeç, banues në Durrës dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Y. U.,46 vjeç, gjithashtu banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit  F. A. iu gjet në xhep dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 gr. lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA