“Numërimi u krye me sukses nga AI”/ Celibashi pas shpalljes së rezultatit në 5 bashki: Do duhet të ndryshohet kodi zgjedhor… 10/11 13:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e përgjigjes së mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Ky i fundit nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati i tij Isuf Shehu.
Përgjigjja e Prokurorisë së Përgjithshme për Kajmakun u është shpërndarë të 5 anëtarëve të KQZ-së për të shqyrtuar aktet.
Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara.
Top Channel