25/11 18:58
Ky është momenti kur disa përfaqësuese nga grupimi “Gratë e Unazës së Re për Dinjitet”, mundën të futen në një konferencë për median ku merrte pjesë edhe ambasadori OSBE-së, Bernd Borchardt.
Është e disata herë që ky grupim organizon të tilla protesta, pas xhestit të tregimit të gishtit nga ambasadori OSBE. Ndjesa e kërkuar prej tij, nuk është pranuar nga protestuesit e unazës së re. Top-Channel u takua me Enxhi Turtullin dhe Alda Hajderasin, pjesë e protestës së sotme.
Alda Hajderasi tregon se cili ishte reagimi ambasadorit të OSBE-s.
Grupimi “Gratë e Unazës së Re për Dinjitet”, premton se do të organizojë të tilla protesta, kudo që ambasadori Boshard do të jetë.
Muhamed Veliu
Top Channel