Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të certifikatës së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic.
Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në organizatën më të madhe botërore e cilësoi këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës. “Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj.
Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook. Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për ta gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojmë atë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shtoi ajo, duke nënvizuar me ironi se e vlerëson interesin e serbëve për figurat politike të Kosovës.
Në seancën e OKB-së, shefi i diplomacisë serbe paraqiti një certifikatë lindjeje të Serbisë, që mbante emrin e Çitakut, duke thënë se ajo wshtw shtetase e Serbisë dhe se kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo shtetësi. “Ti ende je qytetare e Serbisë.”, u shpreh Daçiç ndërsa bëte publike certifikatën.
Përplasje mes të dyve pati edhe për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Citaku tha se “ “kjo dhomë nuk është gjykatë për ne si politikanë“. Ajo theksoi se Kurti ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut, e se ai ishte i burgosur politik në Serbi, kur Daçiç ka qenë ministër”.
Top Channel