Në lidhje direkte me Skype, në emisionin Open në Top Channel, gazetari Berat Buzhala bëri një analogji për ndikimin rus në Kosovë dhe Shqipëri.

Buzhala tha se shumë gazetarë janë hetuar nga qeveria e Kosovës si të dyshuar për lidhje me Rusinë.

“A jeni dhe ju pjesë e kësaj liste?”,- e pyeti Alfred Peza, Berat Buzhalën.

Buzhala e pohoi se edhe ai ka qenë një ndër gazetarët që është hetuar.

“Ka vetëm një vend në Ballkan që është plotësisht në ndikimin e Rusisë. Ai vend është Serbia dhe ka dy lider që janë plotësisht nën ndikimin rus. Ato lider janë Thaçi dhe Rama që kanë raporte miqësie me presidentin e Serbisë, Vuçiç”, tha Buzhala.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA