23/11 16:03
I pranishëm në ceremoninë përkujtimore të revolucionit hungarez në Shkodër, ambasadori hungarez ceku gjatë fjalës së tij çështjen e mosçeljes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
“Jemi të zhgënjyer për mosçeljen e negociatave. Shqipërisë i duhet të presë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Vendi ka të kaluar evropiane dhe frymë e histori evropiane”, u shpreh Lorant Balla, ambasador i Hungarisë në Shqipëri.
Më tej shtoi:
“Duhet ta ndërtoni të ardhmen këtu në vendin tuaj, në Ballkanin Perëndimor. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët. Do të punojmë për integrimin e Shqipërisë.”
Top Channel