26/11 22:47
Një konduktor u arrestua në Egjipt pasi detyroi dy shitës të rrugës të varfër të hidheshin nga një tren në lëvizje pasi nuk kishin bileta, duke çuar në vdekjen e njërit prej tyre.
Një tjetër i ri që u detyrua të hidhej nga treni u plagos, transmeton KosovaPress.
Incidenti ndodhi dje në qytetin Tanta në Delta të Nilit dhe ndezi zemërimin e publikut pas një pamjeje të një mosmarrëveshje mes konduktorit dhe pasagjerëve.
Zyrtarët e hekurudhave thanë se konduktori u kërkoi të rinjve të paguanin biletat, por ata nuk pranuan, pas së cilës ai hapi derën e vagonit që ata të hidheshin jashtë.
Konduktori do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të hetimit.
Top Channel