Një tjetër asteroid do të kalojë me të vërtetë shumë afër tokës në orët e para të mëngjesit të së martës, 29 tetor. Masivi i akullt prej hekuri dhe elementësh të tjerë, do të kalojë vetëm 190 mijë kilometra larg tokës, ose në një distancë sa gjysma e hapsirës që ndan planetin tonë nga toka, që sipas ekspertëve, është krejt e sigurt.
Kjo është një vizitë që vjen pak pas asaj të dy asteroidëve të vegjël 2019 UN8 dhe 2019 UO8, që kaluan tranzit në brendësi të orbitës së hënës dhe që u zbuluan kur ishin duke u larguar.
I ardhuri i ri, që quhet 2019 UB8, i afrohet tokës pak ditë pas zbulimit të tij, më 26 tetor.
Diametri i tij llogaritet se është nga 4.3 deri në 9.5 metra. Dimensionet janë modeste sipas studiuesve krahasuar me ato të asteroidit që në shkurt 2013 shpërtheu në qiejt e celjabinskut.
Sidoqoftë, asteroidi do të mund të shihet me ndihmën e një teleskopi me diametër mjaftueshëm të madh. Nga rajoni ynë, mund të shihet mirë duke filluar nga mesnata dhe më pas do të spostohet për tu zhdukur para agimit.
Top Channel