Kancelarja gjermane Angela Merkel u nderua me çmimin Herzl të komunitetit hebraik, të cilin e pranoi duke kujtuar se antisemitizmi mbetet “një shqetësim madhor”.
Merkel shtoi se e ndan këtë çmim me ata që janë të angazhuar “kundër përjashtimit”.
“Antisemitizmi vazhdon të mbetet një problem madhor në Gjermani. Zhvillimet e fundit, jo vetëm sulmet në Halle, duhet të na mbushin me shqetësim të madh”, u shpreh Merkel.
Një lëvizje e tillë mund të duket paradoksale, thotë Michel Friedman në dritën e sulmeve të fundit ndaj një sinagoge në lindje të Gjermanisë dhe akteve të përsëritura të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës kundër institucioneve hebraike në mbarë vendin.
E vërteta, shton ai, është se që prej 1945-sës, kërcënimet ndaj hebrenjve nuk kanë qenë më të mëdha se kaq në Gjermani. E megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve të zymta, shumica e gjermanëve sot mbështesin demokracinë, lirinë, të drejta të njeriut dhe i qëndrojnë bindjes se dinjiteti i një personi është i paprekshëm.
“Merkel”, thotë Friedman, “e meriton plotësisht çmimin e sivjetshëm Herzl”.
Ajo, që nga fillimi, ka marrë një qëndrim të qartë si personal ashtu edhe zyrtar, e në publik ka folur hapur kundër radikalëve të ekstremit të djathtë që hiqen si centrist, ndonëse sërish duhet t`I përgjigjet disa pyetjeve përse nuk është bërë më shumë nga institucionet shtetërore për zbutjen e këtyre problemeve gjatë më shumë se 10 viteve që ka qenë kancelare e Gjermanisë..
Top Channel