
24/02 08:32
Një britanik u plagos rëndë nga një sulm brutal peshkaqeni pranë Reef Barrier në lindje të Australisë.
Alistair Raddon, 28 vjeç nga Southampton, humbi këmbën e djathtë në sulm ndërsa 22-vjeçari Danny Maggs, nga Plymouth, pësoi çarje të rënda në gjurin e tij të djathtë.
Të dy burrat u dërguan përsëri në breg, ku u transportuan në Spitalin Mackay në gjendje të rëndë.
Sulmi ndodhi në orën 10.17 të së martës ndërsa dyshja po notonin në oqeanin jashtë ishullit Hook, pjesë e Ishujve Whitsunday i cili është një vend i njohur për turistët.
Top Channel