​E përditshmja financiare britanike “Financial Times” ka hedhur dyshimet e lidhjes së mundshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte me skandalin financiar që pak javë më parë përfshiu Vatikanin e që çoi në pushimin nga puna të 5 funksionarëve të lartë administratës Financiare të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë.

Skandali financiar mbi të cilin po heton magjistratura Apostolike ka të bëj me përdorimin abuziv të fondeve të dhuruara nga besimtarët në mbështetje të misonit të Kishës.

Finanacial Times shkruan se “një fond investimesh mbështetur nga Vatikani e që aktualisht po hetohet për korrupsion financiar, ishte baza e një grupi investitorësh që punësuan Giuseppe Conte me rolin e konsulentit ligjor vetëm pak javë para se të bëhej kryeministër.”

Conte ishte një akademik në Firenze, pak i njohur, kur në maj të 2018 u punësua për një konsulencë ligjore nga “Fiber 4.0”, një grup aksionistësh të përfshirë në një luftë financiare për të kontrolluar shoqërinë italiane të telekomunikacionit Retelit. Investitori kryesor i “Fiber 4.0″ ishte Athena Global Opportunities Fund me një fond prej 200 milionë dollarë financuar i gjithi nga Sekretaria e Selisë së Shenjtë e i administruar nga financieri italian Raffaele Mincione.

Por aksionistët e shoqërisë Retelit preferuan të votojnë pro dy investitorëve të huaj duke lënë jashtë grupin e investitorëve italianë.

Në konsulencën e tij ligjore avokati Conte shkruan se kjo votë mund të anullohet vetëm nëse qeveria italiane ushtron të ashtuquajturën normativë Golden Poëer” (fuqia e artë) e cila në bazë të ligjit të vitin 2012 aplikohet ga shteti italian ndaj kompanive private të konsideruar me rëndësi strategjike kombëtare.

Pak ditë më vonë nga kjo konsulencë, avokati Giuseppe Conte zgjidhet kryeministër i Italisë e në mbledhen numër 2 të këshillit të ministrave merret vendimi i aplikimit të “Golden Power” ndaj shoqërisë italiane të telekomunicacionit Retelit të cilët aksionerët kishin vendosur t’ia shisnin kompanisë gjermane Shaleholder Value Managemnet e libianes Lybian Post telecomunication, e duke hedhur kështu poshtë vendimin e tyre.

Me një notë zyrtare të shpërndarë gajtë natës duke u gdhirë data 28 tetori 2019, zyra e kryeministrisë italiane ka reaguar ndaj artikullit të Financial Times duke nënvizuar “se gjatë vendimit të marrë nga këshilli i ministrave më 7 qershor 2018, për ushtrimin e “Golden Poëer” ndaj Retelit, kryeministri Giuseppe Conte nuk ka qënë i pranishëm në këtë mbledhje pasi ishte i impenjuar në samitin e G7 në Kanada. Kryeministri Conte nuk ka asnjë raport, nuk e ka takuar e nuk e njeh zotin Raffaele Mincioni. Ishte puënsuar për të dhënë një konsulencë ligjore e nuk kishte dijeni se ky grup aksionistësh kishin si referencë një fond investimesh mbështetur nga Vatikani”, përfundon nota zyrtare e Kryeministrisë Italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA