Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian 26/01 14:11
Burgjet në Siri ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it kanë shtuar nivelin e sigurisë, pas vrasjes së kryeterroristit Abu Bakr al-Bagdadi.
Rojat kurde që mbajnë nën vëzhgim burgjet po përgatiten për trazira të mundshme ose sulme ndaj burgut ku mbahen me mijëra ndjekës të grupit terrorist.
Pak kohë më parë, al-Bagdadi u kishte kërkuar ndjekësve të ISIS-it të sulmonin burgjet e të lironin shokët e tyre nga burgu.
Vdkeja e tij nuk është njoftuar ende brenda burgjeve, por disa prej tyre kanë telefona dhe gjasat janë që ta kenë marrë lajmin.
Aj.P
Top Channel