Lideri në arrati i grupit Shteti islamik është vrarë në një operacion të ushtrisë amerikane në sirinë veriperëndimore dhe kjo u konfirmua nga presidenti Donald Trump.

Duke folur nga shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al Baghdati ishte vrarë në një operacion të forcave amerikane. Në daljen e pazakontë para shtypit, të dielën në mëngjes, Trump tha se forcat speciale amerikane kishin kryer një operacion dhe e kishin arritur objektivin e tyre.

“Ai vdiq pasi hyri në një tunel pa dalje, duke bërtitur, qarë dhe ulëritur gjatë gjithë rrugës”, tha Trump. Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe frika e forcave amerikane që po i afroheshin – shtoi ai.

Trump konfirmoi se nuk kishte patur viktima mes trupave amerikane por një numër ndjekësish të Al Baghdatit ishin vrarë. Po ashtu sipas tij ishte mbledhur një sasi e madhe materialesh të ndjeshme dhe informacionesh.

Baghdati u bë i njohur në 2014 kur njoftoi krijimin e një kalifati në zonat e Irakut dhe Sirisë. Shteti islamik ka kryer ndërkohë një numër mizorish që kanë shkaktuar me mijëra viktima.

Grupi xhihadist, imponoi një sundim brutal mbi thuajse 8 milionë njerëz në sonat e kontrolluara prej tij dhe qëndron pas një numri sulmesh në qytete të ndryshme të botës. SHBA e shpalli kalifatin të mundur, më herët këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA