Gazeta Mail on Sunday përmes një shkrimi investigativ të maskuar ka mundur të kontaktoj me një shqiptar nga  Hasi i Shqipërisë me banim në Londrën veriore, ku duke u hequr si emigrante e interesuar për t’u trafikuar ne Britani, shqiptari me emri Kastriot Ahmati, sipas gazetës, i ka premtuar gazetares sjelljen menjëherë në Britani, përmes të njejtës rrugë si 39 emigrantët që humbën jetën në tragjedinë e fundit.

Shqiptari që sipas gazetës e botonte numrin  e tij të telefonit në një faqe facebook-u me emrin “Albanians in London”,  duke komentuar në një telefonatë në video në facebook, tragjedinë e fundit, lajm kryesor në median britanike, dhe jo vetëm, thote se “si ta kesh të shkruar”, “unë kam ardhur vetë në Britani në këtë mënyrë”.

Çmimin që ai i ofron gazetares për të ardhur nga Shqipëria në Britani shkon deri në 17 mijë sterlina për t’u pajisur me dokumenta fallco që do i lejonin asaj ardhjen me avion nga Tirana, ose 14 mijë sterlina po të fshihej në maune, duke hipur në Belgjikë me një udhëtim që zgjaste nga 12 deri në 14 orë.

I kontaktuar për të komentuar më vonë për gazetën britanike, shqiptari tha se kishte bëre shaka në mesazhet e postuara në Facebook dhe telefonatën me gazetaren e maskuara. Por gazeta Mail on Sunday shkruan se sipas NCA, Agjensisë së Luftës Kundër Krimit, grupet shqiptare janë përgjithësisht përgjegjëse për rritjen e numrit të emigranteve të trafikuar në Britani.

Sipas David Wood, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Emigracionit në Home Office,  duke folur për mënyrën sesi funksionojnë trafikantët shqiptar, thotë se “ata zakonisht kanë agjentë në vendet e burimit si në Kinë, Afganistan, Irak dhe Afrikën sub-Sahariane”.

Dosja me materialet, përfshi edhe identitetin e shqiptarit nga Hasi, gazeta Mail on Sunday ia ka kaluar Policisë Metropolitane për hetim. Por gazeta nuk thotë se  ky shqiptar apo trafikantet shqiptar janë përgjegjës për tragjedinë e fundit me 39 emigrantët nga Vitenami dhe Kina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA