Ky është momenti kur lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi besohet të jetë vrarë gjatë një zjarri nga forcat e Ops Speciale të SH.B.A.-së gjatë një sulmi brenda natës në veri-perëndim të Sirisë.

Al-Bagdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit Kalifati Islamik, raportohet se u hodh në erë gjatë sulmit në provincën Idlib të Sirisë në orët e para të mëngjesit të së Dielës.

Ai arriti në zonën e bastisjes 48 orë më parë, tha një zyrtar turk.

Udhëheqësi i ISIS ishte me dy gratë e tij, të cilat raportohet se kishin veshur pajisje eksplozive, si dhe fëmijët e tij për të cilët besohet të jenë akoma gjallë.

Videoja është ende e pakonfirmuar dhe konfirmimi përfundimtar i vdekjes së Bagdadit është duke u zhvilluar ndërsa ADN dhe testimi biometrik është duke u bërë, burimet i thanë CNN.

Ndërkohë në një status në twiiter presidenti amerikan Donald Trump shkroi “Diçka e madhe sapo ka ndodhur”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme, megjithëse pritet një konferencë e tij më vonë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA