Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është shprehur optimist për një bashkëpunim më të madh dhe të thellë mes dy shteteve.
Teksa gjendet në Tiranë, ku po zhvillohet Samitin i Paqes për Evropën Juglindore, Kurti u shpreh kështu për gazetarët, përsa i përket minishengenit ballkanik:
“Unë pres që të shoh një tekst se çfarë nënkupton ai, sepse më ngjan më shumë me ide, se sa projekt. Pra duhet të shohim projektin në letër.”
Më tej vijoi:
“[Me Ramën] Biseduam për çështjet që i kemi të përbashkëta, për çështjet të dy shteteve tona. Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme, por edhe të ekonomisë të bashkërendohen Kosova me Shqipërinë sepse efekti sinergjik që do të kemi natyrisht nuk është shfrytëzuar sa duhur. Besoj që mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat janë shumë më të mëdha se realiteti që ekziston… ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregullta, jemi njerëz të ndryshëm, politikanë të ndryshëm, duhet të bashkëpunojmë që dallimi që kemi dhe mospajtimet nuk duhet të rrezikojnë bashkëpunimin tonë.”
Top Channel