Kur një burrë në Karolinën e Veriut u ndalua nga policia për verifikim, agjentët nuk i besuan pretendimeve të tij se s`kishte vënë pikë alkoli në gojë.
Personi tek të 40-tat vazhdoi të këmbëngulte, ndaj u dërgua në spital, ku testet fillestare të alkoolit në gjak konstatuan një nivel prej 0.2% – rreth 2.5 herë më shumë se kufiri ligjor dhe ekuivalenti i konsumimit të 10 pijeve në një orë.
Burri betohej se nuk kishte pirë asgjë, por as mjekët nuk ia vunë veshin. Megjithatë, studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare të Richmondit ne New York, zbuluan se ai po tregonte të vërtetën.
Nuk kishte pirë as birra, as kokteje apo ndonjë gjë tjetër; në zorrët e tij kishte maja që i kthente ne alkool karbohidratet e marra nga ushqimet. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte një problem të rrallë mjekësor, të quajtur sistemi automatik i birrës (ABS), e që ndryshe njihet si sindroma e fermentimit të zorrëve.
Nje fenomen i tille ndodh kur majaja në traktin gastrointestinal bën që trupi t`i kthejë vetë karbohidratet nga ushqimi në alkol. “Këta pacientë“, shpjegoi për CNN eksperti Fahad Malik, kanë të njëjtat shqetësime me ato të një personi që ka pirë; erën, frymën, marrjen e mendjeve, ndryshimin në ecje.
Ata mund të duken si të dehur, sqaron ai, por ndryshimi është se duhet të mjekohen me ilace antifungale.
Irida Vasia
Top Channel