Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës nuk ka studentë për degët kimi, fizikë dhe gjuhë italiane. Ndër programet më të kërkuara është infermieria, ku dhe janë plotësuar kuotat.

“Departamenti i drejtësisë është plotësuar më studentë, po ashtu dhe inxhinieritë si ajo eleketrike, mekanike dhe navale”, thotë Roland Zisi, rektor i universitetit.

Sipas rektorit, zhvillimet demografike si ulja e lindshmërisë apo emigracioni dhe kërkesat e tregut kanë bërë që për disa programe të mos ketë më kërkesa.

“Programet e fizikës, kimisë por dhe gjuhës së huaj, italishtes, për vitin akademik 2019-2020 nuk ka të regjistruar asnjë student”, thotë Zisi.

Gjashtë  mijë të rinj vazhdojnë studimet në Univeristetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Mikel Marsi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA