Mbi ngjarjen e djeshme, ku u sekuestrua një arsenal me municione luftarake në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.

Bëhet fjalë për shtetasin B. C., 38 vjeç, banues në Godolesh, ku përmes bashkëpunimit me banorët e tjerë, në vendin e quajtur Prita, pranë magazinës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 15 arka me fishekë luftarakë, si dhe dhe 12 granata defensive, të cilat, nga veprimet e para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se janë hedhur nga ky shtetas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA