Të mbuluar me maska dhe të armatosur, policia aksion në fshat për të sekuestruar…7 kompjutera
25/10/2019 14:24
Policia ka publikuar pamjet e një aksioni të zhvilluar në fshatin Gostimë të Cërrikut. Efektivët e policisë shihen të maskuar dhe armatosur, ndërsa klientët e lokalit ku zhvilluan aksionin, i rreshtojnë të gjithë pas murit dhe me duart lartë.
Pas këtij operacioni dhe kontrolli të imtësishëm, policia njofton se ka sekuestruar 7 kompjutera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Tre persona janë proceduar ndërkohë për “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat e fatit”.
Top Channel