Policia “rrethon” portin e Durrësit/ Aksion kundër lëndëve narkotike, pranga 2 personave
25/10/2019 13:14
Një aksion policor është zhvilluar në portin detar të Durrësit kundër lëndëve narkotike që mund të transportohen me kontenierë përmes linjave të largëta të transportit detar.
Paraprakisht bëhet me dije se janë kapur dy persona nga policia. Kontrolle janë ushtruar në dy prej kontenierëve të pranishëm në port, bazuar mbi një informacion të sigurt.
Aktualisht ka një prani të lartë forcash policore në vend.
Top Channel