Foto ilustruese

5 persona ranë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke transportuar 19 shtetas të huaj.

Gjatë operacionit policor në Pogradec u zbulua se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K (29 vjeç, banues në Domje, Tiranë, i shpalluri në kërkim), në periferi të qytetit të Bilishtit, kishin marrë në mjetin tip minibus, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili.

Kështu u arrestuan H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë, B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë, A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit  shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.

Gjithashtu  është goditur edhe një rast i dytë i kësaj veprimtarie të paligjshme në fshatin Memëlisht, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA