Babis-Harallambos Karathanos u arrestua nje vit më parë në Bularat, pasi organizoi një grup personash ardhur nga Greqia në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte rrugën Gjirokastër-Kakavij.
Po kush është Babis-Harallambos Karathanos?
Emri i Babis-Harallambos Karathanos lidhet me një ngjarjen tragjike të prillit 1994 kur sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe vriten dy ushtarakë shqiptarë, një oficer dhe një ushtar i cili u ekzekutua në Vendroje.
Karathanos arrestohet një vit më pas në Greqi, pasi akuzohej nga autoritetet shqiptare si njeriu që hyri në territorin shqiptar bashkë me një grup të armatosur prej shtatë personash të cilët kryen masakrën.
Mes të arrestuarve ishte edhe Fredi Beleri, ish- kandidat për kryetar bashkie në Himarë. Të gjithë të arrestuarit u liruan dhe masakra e Peshkëpisë nuk ka autorë pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Harallambos është lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).
Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Babis-Harallambos Karathanos ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit.
Karathanos ju ndalua hyrja në Shqipëri, një ditë para se në Bularat të zhvillohet ceremonia në përkujtim të ekstremistit Kacifa.
Top Channel