Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, janë proceduar penalisht 7 shtetas, në qytetin e Korçës.
Janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim më herët nga organet policore:
F.H, 39 vjeç, i dënuar më herët për mashtrim, M.M., 25 vjeç, autor i dyshuar për dyvjedhje të ndodhura në qytetin e Korçës.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit R.S., 66 vjeç, A.L., dhe E.B., 28-vjeç, të cilët janë kapur në fshatin e Dvoran duke kryer punime pa leje.
Gjithashtu dy shtetas të tjerë janë ndaluar duke drejtuar automjetin e tyre në gjendje të dehur, ata janë H.Sh., 60 vjeç dhe Dh.H., 22-vjeç.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel