Johnson: Zgjedhje në 12 dhjetor , Brukseli kthen të premten përgjigje për afatin e shtyrjes së Brexit

25/10/2019 01:15

Boris Johnson kërkon zgjedhje të përgjithshme në 12 dhjetor. Kryeministri britanik deklaroi se do tu japë ligjvënësve më shumë kohë në dispozicion për të diskutuar mbi marrëveshjen e tij të Brexit, por vetëm me kushtin që ata të bien dakort me zgjedhjet e parakoheshme.

Shefi i ekzkekutivit i tha BBC-së se pret që BE-ja të pajtohet me një zgjatje të afatit të shkëputjes përtej 31 tetorit, edhe pse ai vetë nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Johnson i kërkoi laburistëve në opozitë ta mbëstesin idenë e zgjedhjeve gjatë votimit që ai planifikon të mbajë javën e ardhshme. Brukseli pritet ta japë të premten vendimin e tij mbi shtyrjen e Brexitit me tre muaj.

Nëse ajo arriet deri në fund të nëntorit, atëherë Johnson, nga sa ka mësuar BBC, do të përpiqet edhe një herë ta kalojë në parlament. Një ditë më parë, parlamenti britanik votoi kundёr planit kohor tё kryeministrit pёr Brexitin.

Vendimi u konsiderua një goditje e rёndё pёr qёllimin e Johnsonit pёr daljen nga BE-ja nё 31 tetor. Marrëveshja e arritur prej tij me bllokun parashikon, qё Britania e Madhe tё dalё si e tёrё nga unioni doganor me BE-nё. Por de facto Irlanda e Veriut nё njё pjesё tё madhe do tё mbetet e lidhur me rregullat e tregtisё tё BE-sё.

Nё parim marrёveshja e zhvendos kufirin nё jug tё ishullit irlandez, e kjo ka hasur nё rezistencёn e partisё protestante irlandezo-veriore, DUP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA