Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar nga homologu i tij danez, Henrik Dam Kristensen, që parlamentarët dhe qeveritarët e këtij vendi të vijnë në Shqipëri dhe të verifikojnë nga afër arritjet për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Takimi Ruçi- Kristensen u zhvillua në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, e cila u zhvillua në Strasbourg, më 24-25 tetor.

Në një njoftimin e Kuvendit thuhet se Ruçi e informoi  homologun danez mbi arritjet e Shqipërisë në avancimin e reformave integruese, të cilat janë investime për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit

Për t’u bindur se Shqipëria e meriton çeljen menjëherë të negociatave, parlamentarët dhe qeveritarët e vendeve me qëndrime skeptike nuk duhet të nisen nga paragjykime dhe qëndrime obstruksioniste, por duhet të vijnë të verifikojnë arritjet dhe të prekin nga afër realitetin shqiptar”, është shprehur Ruçi në takim.

Danimarka ishte një prej shteteve që, së bashku me Holandën dhe Francën, kundërshtoi hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta